Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ambasadorët e vendeve mike me të cilët Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike dhe i ka njoftuar mbi veprimin ‘antikushtetues’, siç e quan Rama, të presidentit Meta që nuk dekretoi ministrin e jashtëm Cakaj, të propozuar nga kryeministri.
Ai ka thënë para ambasadorëve të akredituar në Shqipëri se Presidenti i vendit Ilir Meta refuzoi të dekretojë ministrin e ri të jashtëm, Gent Cakajn.
“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidentit të Republikës se ai nuk pranoi të dekretojë një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt.
Nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri. Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund tua përkthej këtë fjalën maskarallëk”- tha Rama.
Veritas.com.al/