Shkrimtari Dritëro Agolli ndodhet i shtruar në Sanatorium. Mjekët thonë se Agolli ka një komplikacion në frymëmarrje.
Siç është Dritëroi, një njeri i sertë, nuk ka dashur të shtrohet në spital, por mjekët dhe familjarët kanë këmbëngulur.
Prej muajsh Dritëroi ka një shëndet të dobët, me ulje ngritje të herë pas hershme.
Në një bisedë me median, Sadija- gruaja e shkrimtarit, ka dhënë lajmin se Dritëroi ka përmirësime” të shëndetit”.
/Veritas.com.al/