Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të bisedës kanë qenë sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë nga Irani. Stoltenberg thotë se NATO do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë.

“Fola me kryeministrin Edi Rama mbi sulmet kibernetike kundër aleatit tonë, Shqipërisë, sulmet të cilat shumë prej aleatëve ia kanë atribuuar Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Pas sulmeve, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kundër sulmeve kibernetike ka reaguar edhe SHBA, e cila ka shprehur mbështetje ndaj Shqipërisë