55 persona, 27 prej të cilëve shqiptarë, janë arrestuar pas një operacioni ndërkombëtar anti-drogë. Është shkatërruar grupi shqiptaro-nigerian, ndërkohë që 6 prej anëtarëve janë prangosur në Vlorë. Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Itali.
Burime për Report Tv konfirmojnë se në Shqipëri po bëhen kontrolleedhe në Fier, Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.
Në pranga janë vënë 52 burra dhe 3 gra, mes tyre 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe një gambian.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.
Bëhet fjalë për 3 organizata të ndryshme kriminale që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës, prodhimin dhe mbajtjen e paligjshme të drogës dhe për gënjeshtra duke mashtruar zyrtarin publik.
Droga e llojit marihuanë nisej nga Shqipëria dhe kishte destinacione të ndryshme në Evropë. Grupi kriminal shqiptar e bëntë të gjithë këtë aktivitet falë aleancës me anëtarët e mafias nigeriane të pranishëm në Itali.
VERITAS.COM.AL