Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë seancës kuvendore, mbas mesdite e mori fjalën dhe denoncoi policinë për drogimin e fëmijëve. Sapo ishte mësuar se në fshatin Paskuqan në rrethinat e Tiranës, gjashtë nxënës kishin mbetur të droguar dhe ishin dërguar në spital. Ish- kryeministri, duke pasur informacion nga “qytetari dixhital” denoncoi se akti është kryer nga policia e cila “ka djegur drogë në klasat e shkollës”

Sipas nxënësve në këtë shkollë, 6 nxënësit janë droguar nga njerëz të jashtëm të cilët rrinë pranë shkollës.

Fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa janë duke u mjekuar.

Ndërsa në njoftimin e Policisë thuhet se “rejtuesit e shkollës kanë njoftuar policinë” e cila ka nisur hetimet. Policia, sipas ligjit,  ka për detyrë ruajtjen e ambienteve pranë shkollës.