
Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se rrëzimi i dronëve rusë në Poloni gjatë natës ishte hera e parë që kjo ndodh në territorin e NATO-s.
Duke folur përpara një takimi urgjent qeveritar, Tusk tha se hapësira ajrore polake u shkel nga një numër “i madh” dronësh rusë.
Ai thotë se ata që përbënin kërcënim u rrëzuan nga pilotët polakë dhe të NATO-s.
“Kjo është hera e parë që dronë rusë janë rrëzuar mbi territorin e një vendi të NATO-s. Të gjithë aleatët tanë po e marrin situatën shumë seriozisht. Ne nuk kemi regjistruar asnjë viktimë”, thotë ai.
Ai shton se ndoshta ishte një “provokim në shkallë të gjerë” nga Rusia.
Tusk thotë se kërkimi për dronë është duke vazhduar, por shton se nuk ka arsye për panik dhe situata tani është nën kontroll. Forcat e armatosura polake tani kanë përfunduar operacionin e tyre ushtarak të nisur nga shkeljet e dronëve. Aeroportet, përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar, Varshavë Chopin, janë rihapur.
Komente