
Presidenti rus Vladimir Putin po e vë Perëndimin në provë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë nëse nuk ka një përgjigje të fuqishme ndaj veprimeve të tij. Kështu ka thënë në rrjetin X zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha, duke komentuar për hyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë.
Ukraina i ka kërkuar Europës të japë një “përgjigje të fortë” për të parandaluar që shkelje të tilla të mos ndodhin më.
“Putin po përshkallëzon luftën, po e zgjeron atë dhe po teston Perëndimin”, tha Sybiha. “Një përgjigje e dobët sot vetëm sa do ta inkurajojë Rusinë, dhe raketat apo dronët rusë do të fluturojnë edhe më larg në Europë”, shtoi ai.
Komente