Ambasadori i Kinës në Izrael, Du Wei, është gjetur i vdekur në banesën e tij në veri të Tel Aviv, tha një zyrtar izraelit për BBC News.

Zyrtari tha që policia izraelite kishte filluar një hetim por dëshmitë e gjetura fillimisht nuk lanë shteg për të menduar për dyshime.

Zoti Du, 57 vjeç vjeç, u emërua ambasador në shkurt pasi kishte shërbyer më parë si i dërguar në Ukrainë.

Ambasadori ishte i martuar dhe kishte një djalë, por po priste që familja e tij të  bashkohej me të në Izrael.

Ai jetonte në Herzliya, rreth 10 km në veri të Tel Aviv.

Një zëdhënës i policisë izraelite i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “Si pjesë e procedurës së rregullt, njësitë policore janë në vendin e ngjarjes”.

Kanali 12 TV i Izraelit, duke cituar burime mjekësore pa emër, tha se indikacionet fillestare ishin që zoti Du kishte vdekur në gjumë, për shkaqe natyrale.

Ende nuk ka asnjë koment mbi vdekjen e zoti Du nga zyrtarë kinezë.

VERITAS.COM.AL