Një tjetër urim i veçantë ka ardhur për festën e 108-vjetorit të Pavarësisë për Shqipërinë ditën e sotme.
Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit. Flamuri kuq e zi ka qenë në qendër të Dubait për disa minuta, si një ndër urimet më të veçanta për vendi tonë.
Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në botë, e cila filloi të ndërtohej në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828 metra, një nga sfidat më të mëdha për botën inxhinjerike.