Nga: Anila Rezhda
[Mos fillo ta lexosh fare nëse do lajme exspres i dashur Mik! E kam shkruar me nge duke pirë gjysëm kile kafe. Nëse të dhëmb koka, përton të dalesh, je i pamundur në krevat, hidhi një sy. Nuk e kuptoj PSE gazetat këtë artikull nuk ma botuan, si rrallë herë! Do më ndihmojë zgjuarsia e Miqve të mij të kuptoj “pse?”].
E ftova të pimë së bashku një makiato Machiavellin, diplomatin, politikanin dhe shkrimtarin e shquar Italian të gjithë epokave që pas lindjes së tij më 1469-ën, jo që ta pyes përse kafja e tij e preferuar mori më pas emrin e tij as përse për të mësuar filozofitë e tij të shkruara në mitër të llogjikës mua “mu nxi jeta” duke i studIuar në universitet sepse pedagogia ime besonte se askush nuk mund të shkruaj për politikën dhe politikanët nëse nuk studion udhëheqësin ideolog të tyre. Përse ia tregova shkrimet e mija të botuara që të haja dynjanë? Jo, që të haja bukë për 15-të vjet plot si asistente pranë këshilltari juridik të politikanëve ndër më të shquarit në një shtet Evropian. [Il principe] kryevepra e Machiavellit shkruar më 1513-ën, ndalova tek: *“humnera mes si donte të jetojë dikush dhe si në të vërtetë jeton është kaq e madhe saqë njeriu anashkalon atë që në të vërtetë u bë në emër të asaj që donte të bëhej dhe merr rrugën drejt vetëshkatërrimit dhe jo drejt vetmirëmbajtjes”. Ai më qerasi idenë dhe unë kafen, shkëmbim jo i drejtë se unë “paguajta” në kohëra që nuk paguhem!!!
Funksionojmë sikur të jemi ajo që donim të ishim dhe jo ajo që jemi në realitet, magjike!Kjo është kritika më e vështirë karshi vetes që po e pranuam do na zgjidhi mijëra probleme në komunikim me njerëzit të cilëve ne ju ulurasim nga fronet se ata shikojnë kush jemi ndërkohë që ne duam të na shohin siç shohim ne veten në trurin tonë. Tmerr!Kur kjo ndodh nga njerëz në pushtet nuk ka shumë efekte negative se vetë ajo botë dhe jetë ka hapësirë të pranojë hiperbolën se ideologji politike është, ide për shumicën dhe të ardhmen krijon. Kur kjo sëmundje kap njerëzit përballë politikanëve atëhere kemi një fenomen social që duhet trajtuar me urtësi dhe takt sepse ky është ekujlibri i vetëm që duhet të ruajmë për të mos i ndërruar faqen historisë sikur të jetë libër dhe jo jetë!!! Pak ditë më parë ra pre e dhunës fjalore bashkëshortja e një politikani me dimension global.*Kujdes.Fotografimi i lajmit të bujshëm lejohet ndërsa ripërtëritja e tij me fjalë të vëna në thonjëza dhe jam në rregull nuk mjafton, jeni fajtorë njëlloj si dhunuesi sepse shumëfishoni efektin negativ të lajmit thotë ligji i agjensive telegrafike në mbarë botën që në kohën time respektohej rreptësisht. Penalizimi i personit ishte i menjëhershëm dhe shumë njerëz u rikujtuan se ka patur epoka ky njerëzim që politikanët dhe simbolet familjare të tyre nuk kishe shanse as ti përmëndje jo më të ushtroje dhunë folëse publike karshi tyre. U gëzova, sëfundmi dritë në tunel për të vënë aty ku duhet diznivelin e krijuar politikan-përdorues i fjalës publike, publik që ata vetë e udhëheqin.Nëse ti i ngre kundër tyre njerëzit duke dalë nga orbita e debatit politik, e vetmja gjë për të cilën politikani duhet të japi llogari përpara popullit gjithmonë kur ai vetë përcakton momentin e duhur dhe ti i udhëheq njerëzit me ato që shkruan në një përkëmbje ordinere publike të figurën së tij/saj lind nevoja e përdorimit të shprehjeve popullore:”u ngritën këmbët ti bien kokës” ose “u bëmë si këmbët e Dhisë”. Le të flasim pak më shkoqur që të na kuptojnë të gjithë, boll na ndricoi filozofia.Le të gjejmë sëfundmi ç’farë politikanësh duam se në bazë të kësaj përzgjedhjeje krijohen qeveri të pasurish, popullore, diktatoriale, etj. Të gjithë votojmë por jo të gjithë votojnë me ndërgjegjësimin e duhur sepse këtë ndjesi na e mohon mungesa e arsimimit. Pra kë qeveri më falin mua që jam shërbëtor i gërmave ky grup i shoqërisë time?Kur nuk kuptojnë rëndësinë e këtij akti kaq të rëndësishëm me ç’farë motive premtues udhëhiqen në kutitë e votimit? Numërojmë votat por jo IQ-në e votuesve!!!
Kërkojmë nga politikanët të jenë më të mirë seç jemi ne në jetën tonë. Në një shoqëri ka kontibues të së mirës masive dhe thjesht parazitë, të respektueshme janë vetëm mosha e parë dhe e tretë të cilat i kemi detyrë ti mbajmë dhe rrisim me shumë dashuri.Sa të mirë jemi ne që sapo zgjohemi kërkojmë zgjidhje nga politikanët përgjithçka? Po ecja një mënjgjës me nxitim dhe më e shkujdesur se kurrë për aparencën time drejt një banke se më erdhi mesazh për ndërpreje kontrate celulari. Një makinë qeveritare më kaloi pranë, u hap xhami, politikani figurë i qytetit tim, komshi me mua më pyeti natyrshëm:”mirmënjgjes, ç’farë halli ke që ke dalë kështu rrugëve?”. “Lashë pas këtë detyrim ekonomik z. P.P. dhe muajin tjetër fatura është më e madhe sepse përdora celularin jashtë vëndit ku udhëtova për arsye shëndetësore”. Zbriti, më morri faturën nga dora dhe e renditi ndër detyrimet e ditës së tij u fut në makinë dhe iku as pata kohë ta falenderoj. Pak më vonë falenderohem me mesazh nga banka për korrektesën dhe njoftohem për shumën e depozituar për faturën e ardhshme!!!Dashamirësisht ai politikani më hoqi qafe mua një detyrim. Muaj më vonë akuzohet nga shteti për shpërdorim të buxhetit shtetëror dhe i jepet organeve kompetente. Shkova ta takoj, e përqafova fort ashtu siç ishte me pranga dhe i urova llogjikë të kristaltë në betejën gjyqësore dhe e rifalenderova për nderin që më kish bërë. Nuk isha e vetmja me sa morra vesh kish bërë shumë bamirësi. Pra kish shpërdoruar buxhet shtetëror por ne të thjeshtët që i kishim shijuar një pjesë të tyre nuk ishim të paktë. I pranon se thua politikan është diçka më tepër se unë ka, ti jep se bamirësia është dëshmi origjinale dashurie, nga vota jote ai është atje lart. Njgjan fix me sherre popujsh për historinë, heroi jot është vrasësi im se luftë pa viktima nuk ka.Të pranosh me sinqeritet njeriu që politikani shpezon buxhete për bamirësira personale të rrethit të tij familjar, miqësor dhe shoqëror është edukatë civile.Arsyeja që e bën është e panjohur fakti numeroz është kokfortë, ndaj ai e paguan me kosto politike dhe penalizime të parashikuara nga ligji. Ndërsa ti i thjeshti shtrin këmbët te kolltuku dhe shikon arrestimin e tij nga televizori sikur dikur ta kishte borxh atë shumë lekësh!!! Përmblidhu në komente dhe mos shpërnda helm të paktën. E nisa nga vetja më lejohet të kritikoj dua të besoj.
Sa borxhe i hedhim ne në kurriz shtetit dhe shoqërive se kjo e fundit punon, nga pakujdesia, parazitizmi ose mungesa apsolute e njohurive tona arsimore?Ecim të pirë dhe aksidentojmë fatalisht njerëz, të vdekur dhe invalitë, shteti le të vejë dorën tek të dytët.Ushtrojmë dhunë familjare dhe rrisim fëmijë në ambjete të frikshme, nuk bëhet fjalë të kenë ecuri shkollore këta fëmijë, le ti edukojnë arsimtarët e pakpaguar në shkolla shtetërore janë.Jam dembel i lindur, jam alkolist, drogaxhi dhe luaj bixhoz, pleqve të mij ju ha pensionet, le të gjejë shteti lekë për ilacet e tyre.Jam biznesmen i vogël dhe nxjerr të ardhurat e familjes time jap fatura tatimore një ditë po një ditë jo si shkollë nate dikur, shtetin e votoj le të mbylli një sy për mua. Jam biznesmen i fuqishëm, parashtet, mbaj kanale televizive e shtyp me sponsorizimet e mija, punësoj shumë njerëz, shteti të ketë kujdes kur nxjerr ligje që prekin interest e mija se po u zemërova unë në fushatën tjetër elektorale do ndrroj mënd!!!Jam punonjëse institucionale, jam rehat si veshka mes dhjamit, marr një rrogë të padukshme se shkëmbej individualisht ndere me ata qe dua ose kam interes leku, në emër të institucionit mbaroj mijëra punë të mitë, sa me mbizotëruese kjo ndërtesë aq më shumë ndere me peshë mbaroj. Ministri tim ta vë në dijeni? Po unë e aprovuar me konkurs publik jam, me shkolla e mënçuri, pse t’ja them që kam trefishuar funksionet e kesaj ministrie!!!Ai duhet të argumentoje publikisht dhe të mbajë përgjegjësi për ato çka nuk shkojnë mirë këtu, unë mirë bëj të hesht dhe të ruaj për veten këto ndere-qedere për shtetin se ministri sot është nesër ikën e vjen tjetri.Shtypi dhe televizionet të ndara sipas interesave partiake.Nga punonjës gërmash ose folës publikë le të zbardhim pak dhëmbët si ujku dhe t’ju themi politikanëve përmes detyrës kuptohet dhe kurrë sinqerisht në debat me ta që ju kemi në dorë se mësuam për ca takime me opozitarë, ndonjë dashuri që mbahet në distance si dhe për ndonjë gotë verë të pirë më shumë dikur diku. Diktaturë e legalizuar kjo e fundit tashmë, më shumë shikohet një emision ku ftohet politikani sesa ndiqet nje séance parlamentare.Për biznezmenët e huaj jemi të vonuar tashmë në ngritjen e lapidarëve për ta. Sipas vëndit bëhet kuvëndi. Ekonomi të lodhur ke, të paguaj njerëzit e tu siç i paguan ti që ke më pak se unë, produktit që më prodhojnë shtetasit e tu i 100-nt fishoj vlerën dhe hajde ma ble po këtë mall në treg botëror se ti nuk e prodhon dot!!! Korenti, uji dhe toka e qirasë së fabrikave të mija pronë shtetërore e popullit tënd, gjëra të vogla këto, si do lëmë ca popuj në varfëri të përherëshme e si do pasurojmë historikisht vetëm ca?! Thjesht duke mos paguar fare taksa dhe si shpërblim pastaj në takimet me partneret botërorë unë do flas për ty me Ata!!! Spitale, burgje, shkolla, shtresa shoqërore të dobëta për shumë arsye, mbrojtja e vëndit, totalisht buxhete shtetërore, nga do dalin? Le të ngrohemi në diell ne se ata duhet ti gjejnë prandaj i votuam.Pastaj të huajtë do na shkruajnë racione historike, edhe kjo pak rëndësi ka se neve na mjafton të zihemi me qeverinë tonë. Presion i jashtëm presion i brëndshëm politik, mua më lodhin këto gjëra plus që filloi dhe telenovela.Bëni shumën e dëmit që i shkaktojmë shtetit nga indiferenca, mosndërgjegjësimi që epokat shkruhen shtet dhe popull bashkë dhe sidomos në situata tepër të ashpërsuara globalisht dhe me ndërgjegjie të vërtetë atdhetari nxirrni dëmet që i shkaktoni vetë shoqerisë tuaj, pastaj merruni me përzgjedhjet dashurore, aparenciale ose martesore të politikanëve deri në atë masë të dukshme të sotme që përçmon ç’do ekzistencë njerëzore që nuk hyn në kallupin e gllabërit-jetëve.
Politikanët janë njerëz si ne me dobësi shpirtërore dhe veçanti karakteresh, me ecuri të gjatë jete se në mosha jo shumë të reja zënë poste shtetërore.Janë historikisht njerëz shumë të mirë dhe guximtarë pasi vet dëshira e tyre të jenë në pushtet dhe të ekspozuar si dielli përpara mbarë opinionit publik tregon se kanë virtyte për të treguar,aftësi negative minimale se ndyshe nuk do guxonin kaq kollaj për të mirën e vetes në rradhë të parë të kandidatonin, kanë tepricë shpirti për tu marrë me administrimin e fateve të kombit, kanë vlera genetike që ata vendosën t’ju japin vazhdimësi dhe është kaq shumë për të mirën tonë kjo vazhdimësi e geneve që na kanë nderuar, janë humane se politika nuk është profesion por funksion.Gjithmonë kanë nga arsim të lartëderi në të mëtejshmëm. Akuzohen se rregullojnë të afërmit e tyre ndërkohë që ligjet botërore e parashikojnë me kushtetutë ketë gjë, pasi ruatjen e sekretit shtetëror pjesë e të cilit janë lëvizjet e tij jashtë shtetit për zbatimin e axhentave politike që bëhen të njohura tek familjarët se është i detyruar të japi llogari tek ata se është jeta e tij si e kujdo nga ne, takime me politikanë në shtëpitë e tyre që do udhëheqin më vonë në aleanca të reja politike, etj. Të gjitha këto familjarët e tij i ruajnë për interest të trefishtë, lidhje gjaku dhe shpirtërore sepse e duan është njeriu i tyre, interesi ekonomik për të ardhurat familjare si dhe punësimi i tyre pranë familjarit pushtetar dihet që është mjaft i mirë për karierën e tyre akademike në të ardhmen se është përvojë në instanca të larta shtetërore. Këta njerëz familjarë punësohen vetëm kur përmbushin kriteret shtetërore të parashikuara me ligj që janë kryesisht arsimimi dhe qëndrimi përfekt intelektuar karshi shoqërisë së vëndit dhe të huaj. Në ndryshim nga familjarët e tyre ne po i mësuan një sekret politikanit do ja shesim si brekët e Ishes në treg mediatik sa më të majmë për xhepin tonë pa llogaritur efektin tragjik që kanë këto lajme për jetën politike të vëndit në tërësi se ne e shikojmë politikanin si individ që duam ta rrënojmë ndërkohë që ai i përket një komuniteti politik që duhet ruajtur si sytë e ballit se këtë na ka diktuar historia deri më sot. Reputacioni i tyre sipas apartamenteve gjeografike që perfaqësojne, sa më me interesa të larta për kombin aq më të fuqishëm prezantohen, i bën shpesh të zihen publikisht dhe me potencë fjale.Ne të gjithë jashtë teme pozicionohemi si ylberi me shtatë yje ndërkohë që ai duke bërë demonstrin fuqie elektorale tregon se kemi burra vatani dhe ja vlen të ndjekim ecurinë e këtyre debateve që nxisin kërshërinë tonë dhe gjithmonë përfundojnë mirë pasi vetëm popujt përmbysin gjithçka në zëmërëmin e tyre kur ata duan dhe këtë politikanët e mësojnë të parën për interes të karieres se tyre politike.Ata janë dëshmimtarë të përhershëm të mënyrës së funksionimit të shtetit ndaj titujt nuk ju hiqen kurrë si të jenë në jetën aktive politike si jashtë saj, janë të domosdoshëm në çdo situatë dhe me shumë vlerë këshilluese. Ndaj të respektuar ulëritës popullorë që ëndërroni ti hiqni nga pushteti shikoni ëndrra me sy hapur.Misioni i tyre është në të vërtet famoz, shkëlqyes dhe joshës për të gjithë ne si të kemi diploma e si të jemi tru peshk, aman për pak pushtet bëjmë të gjithë.
Detyra e shoqërive të sotme është të mbrojë më në fund udhëheqësit e saj me dobësi njerëzore dhe gabime vetëm të llojit të justifikueshëm.Janë bijtë e kombit, janë gjaku jonë dhe në këtë kasapanë të paparë të gjykimit Global të politikanëve nga shtete të huaja për të zgjedhurit e një shteti nga vetë populli!!! ka krijuar situatë që vetëm në rrugë të mbarë nuk mund të jetë. Në arenën ndërkombëtare politikanet tanë kanë rolin e tyre të domosdoshëm dhe të pamohueshëm se jemi popull jemi hallkë e zinxhirit njerëzor.Nën këtë presion të brëndshëm dhe të jashtëm me opinione kaq të egërsuara dhe me drejtim të gjithanshëm ata po vështirësohen të funksionojnë natyrshëm aq sa ngre pesha e trurit të njeriut si për të mirën karshi vëndit të tyre si për detyrimet që kanë karshi partnerëve ndërkombëtare. Politikanët e huaj nuk janë kurrë më të mirë se tanët, i joti mishin ta ha por kockën ta ruan thotë populli i mënçur, ndoshta skelet por të paktën je gjallë diçka do bëhet ndërsa i huaji lahet me sapune të shtrenjta!!!Ato që ne quajmë dështime politike të politikanëve tanë me partnerë botërore nuk janë asgjë më shumë se sa presion i shtruar prej tyre për interesa të thella ekonomike dhe politikanët tanë na informojnë mes konferencave të shtypit qetë dhe me gjetje komunikuese sikur asgjë nuk ështe keq por thjesht një debat në vazhdim.E dini ju efektin e fjalës së thënë alla troç përpara popullit? Gruaja jote ka dashnor-të thotë tjetri- dhe ty të bije damllja jo më ti komunikosh një kombi të tërë se situata ekonomike është e vështirë. Ata janë betuar sëpari për ruajtjen e qetësisë së Popullit që është lumturia jonë e vyer dhe aq e dëshëruar. Ndaj vini një dorë ndihme me punë vullnetare për atdheun kudo ku ai permbytet e digjet e rrënohet nga fenomene natyrore se boll nxirrni në emër të shtetit por zgjuarsia dhe ekperienca institucionale ju ndihmon ta bëni të pafaktueshëm dot nga ligji.
“Kic e keq” shprehje magjike popullore e verireve tanë yje, hijerëndë dhe basha e burrave si vetë basha gjeografike që jetojnë. Deshifrojeni dhe një buzëqeshje si lindje dielli do formulojnë buzët tuaja.Mos u nxitoni të nxirrni identitetin tim partiak se nuk kam. Jam nje gërshetim zgjuari-mistrec Korçar me Gjirokastrite e lindur në Mirditën time të bukur. Kaq hatëre me kanë bërë politikanët Shqiptarë që ju thura hymne?! As një për Be në tërë udhëtimin e jetës time deri tani.Akumolova eksperiencë pune në hartimin e axhentës politike dhe profilit të politikanit si njeri, familjar, akademik dhe padashje i desha si fillim dhe më pas me bindje ndaj me qëllim i lavdërova.
“Në politikë bëhen gjëra që nuk thuhen dhe thuhen gjëra dhe nuk bëhen”.
Prandaj kurrë nuk do gjykoni dot saktë për situata që duket sikur fajtorë politikanët.
Diçka shumë e mire ose një situate e rëndë do kurajo për tu kaluar. Fakti që ata vetë janë ligjvënës dhe nuk hartojnë me ligj statusin e politikanit dhe rruajtjen dhe zbatimin e tij nga kushdo, tregon që jetojmë në epokë lirie dhe demokracie. Gëzohuni që jeta juaj përkon me këtë epokë në atdheun tuaj se breza të tjera lirinë e fjalës e shkruanin vetëm në copëza letrash shpesh si poezi të dalë nga zëmra…edhe Hymni Kombëtar një poezi dhe një melodi është që po ta pëshpëritësh të shëron shpirtin nga mërira të marra dhe ngrë peshë një popull të tërë!!!
VERITAS.COM.AL