Që nga dita kur ‘u kap’ Eftimio Eftimiu,  vrasësi i dyshuar i Devi Kasmit, në fillim të muajit, qeveria, policia dhe prokuroria po ngrenë flamujt e krenarisë kudo në podiume dhe media. Ata po mburren se ‘brenda ditës’ kapëm vrasësin e rrezikshëm.

Por dita sot ka ardhur me ndryshime thelbësore në këtë pikë:

Saimir Vishaj, avokati i grekut Eftimio Eftimiu kërkoi sot ndryshimin e masës së arrestit.

Sipas Vishës, prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë për klientin e tij dhe materialet e depozituara nga akuza nuk vërtetojnë se greku ka lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Greku Eftimiu akuzohet se vrasësi me pagesë i Devi Kasmit.

Sipas policisë ai me 3 persona të tjerë kanë organizuar atentatin e ndodhur në Tiranë.

Eftimiu është emër i njohur edhe për drejtësinë e vendit fqinj pasi ai është dënuar si person i lidhur me trafikun e drogës dhe trafikim njerëzish.

Veritas.com.al/