Gruaja ndodhej në punë, në biznesin e saj, me sa duket farmaci. Por burrit të saj i ka thënë mendja t’i marrë jetën.

Me një levë hekuri ka qëlluar mbi të shoqen, duke e lënë të vdekur. Vajza e tyre ka mbërritur menjëherë dhe ka shpërthyer në vaj e ulërima.

Kaq ishte heroizmi i burrit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës.

Policia thotë se një grua është vrarë me levë hekuri nga bashkëshorti i saj, brenda një dyqani. Ngjarja tragjike ka ndodhur te sheshi “Azem Hajdari”.

Dëshmitarët  thanë për gazetarët se çifti kishte debate të ashpra prej disa ditësh.

Pas krimit burri vrasës është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga Policia.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të krimit.

Veritas.com.al/