Gruaja e një efektivi policie në Durrës është gjetur e vrarë në banesën e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit.

Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se 47-vjeçarja M. Hajdari është vetëvrarë me armë zjarri, por policët nuk përjashtojnë as pistën e vrasjes. Po ashtu ka dyshime se nëna e dy djemve të rritur ka humbur jetën nga një plumb në kokë, dyshohet se është përdorur arma e shërbimit të burrit.

Mediat raportuan se në banesën e punonjësit të policisë së Durrësit Sherif Hajdari ka pasur edhe persona të tjerë. Fqinjët kanë deklaruar se para se të ndodhte ngjarja e rëndë kanë dëgjuar zëra që grindeshin burrë e grua.

Në vilën tre katësh banonin dy familje polici bashkë me të vëllanë, për të cilët fqinjët thonë të kishin marrëdhënie shumë të mira mes tyre.

Veritas.com.al/