Një grua është hedhur nga dritarja e një dhome hoteli në qendër të Durrësit.

E reja ka rënë mbi tendën e një lokali poshtë hotelit ku po pushonte.

Nga pamjet që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, duket një grua të shtrirë sipër tendës së lokalit në Durrës. Sipas Drejtorisë së policisë gruaja është shtetase e huaj.

Nga informacionet e para mendohet se ka patur një konflikt me partnerin para se të hidhej nga kati  i dytë i hotelit. Shtetësja është nga Venezuela, ndërsa djali është nga Shijaku.