Dje në mbrëmje, një erë e fortë përfshiu jo vetëm gjirin e Durrësit, por gjithë territorin e vendit. Sot një ditë të re, duken qartë dëmet e shkaktuar nga era e djeshme në bregdet. Në qytetin bregdetar një nga pjesët më të dëmtuara është zona fundore e shëtitores “Taulantia”.
“DurrësLajm” ka publikuar një video ku duken qartë pasojat e shkatërrimit që sollën dallgët e fuqishme në një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët.
Copa drurësh e dërrasash nga ndërtesat si dhe leshteriku i bregdetit janë shpërndarë nëpër shëtitore në afërsi të Sfinksit. Dallgët kanë shkulur nga vendi dhe kanë shpërndarë në shëtitore dërrasat duke shkatërruar një pjesë të shëtitores.
Veritas.com.al/