
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në Spille. Motori me të cilin udhëtonin dy adoleshentë, një djalë e një vajzë, ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar tragjedinë.
Për shkak të goditjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i motorit Donald Agolli, rreth 20 vjeç ndërsa është plagosur rëndë vajza pasagjere në motor.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor ka kryer procedurat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Veritas.com.al/