Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përleshjeve me thika me dy 18-vjeçarë, pak pas mesnatës në rrugën “4 Dëshmorët”.

Sipas të dhënave paraprake, pas një sherri për motive te dobeta, dy personat kanë goditur me mjet prerës Stiven Toshkezin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Janë zbuluar detaje të reja nga sherri me thika i regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Tiranë, ku dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj vranë me thikë shtetasin Stiven Toshkezi, 20-vjeç.

Burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë një vajzë. Mësohet se Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj ngacmonin të dashurën e Stiven Toshkezit.

Për këtë shkak, dy javë më parë në “Rrugën e Elbasanit” ata ishin zënë dhe 20-vjeçari i kishte rrahur dy adoleshentët.

Ata morën hak, natën e kaluar rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, ku u konfliktuan sërish dhe e vranë me thikë Stiven Toshkezin.

Ky i fundit u transportua në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka arrestuar shtetasin Enzi Maze, ndërsa Axel Hoxhaj vazhdon ende të jetë në kërkim.