Autorët e vrasjes së 23-vjeçari shqiptar Viktor Picaku janë dorëzuar tek autoritetet rreth 24 orë pas ngjarjes. Mediat italiane shkruajnë se dy të rinj, njëri 29 vjeç dhe tjetri 23, janë dorëzuar tek karabinierët duke pranuar se janë autorë të vrasjes së të riut, ngjarje e ndodhur në orën 21:30 të 1 gushtit në Corato, Bari.

Ata janë dorëzuar pas nisjes së kërkimeve nga autoritetet italiane që të ndihmuara dhe nga kamerat e sigurisë kishin identifikuar autorët duke e bërë më të arritshme mundësinë për kapjen e shpejtë të tyre.

Deri tani nuk ka asgjë të njohur mbi motivet e krimit, edhe pse dy autorët kanë deklaruar si në absurd se ‘nuk deshëm ta vrisnim, vetëm ta trembnim’.

Veritas.com.al/