Banorët e fshatit Tomin, në vend që të viheshin në radhë për të shitur votën, kanë kapur njeriun që po i blinte votat. Ky ishte adminstratori i Partisë Socialiste të zonës, Nuri Meda. Ky së bashku me një “të fortë” tjetër, Shefki Ademi- raportojnë mediat sipas denoncimeve të banorëve-  janë kapur duke ndarë lekë në favor të votës për zgjedhjet e ditës së Dielë, ku do të zgjidhet kryetari i Bashkisë së Dibrës mes dy përfaqësuesve, të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike (në opozitë).

Përveç makinës luksoze BMË X5, me targë AA909KH në pronësi të blerësit të votave, në vendngjarje ndodhej edhe makina e komisariatit të Policisë Dibër; forcat policore po asistonin dhe jepnin garanci për aktin e paligjshëm të dy personave përfaqësues të maxhorancës qeverisëse që po blinin vota.

“Kapet nga banorët duke shpërndarë lek për blerje votash administratori i Tominit Nuri Meda se bashku me Shefki Ademi në makine X5 e zezë AA909KH nën mbikqyrjen e furgonit të policisë së komisariatit me përgjegjës Robert Aga”, deklaroi sot vonë Partia Demokratike.

Eksponentë të Partisë Demokratike që ndodhen në terren për të administrimin e fushatës zgjedhore, kanë bërë denoncim në Prokurori ndaj administratorit Nuri Meda dhe ndaj shefit të komisariatit të Policisë në Dibër, Robert Aga.

Televizioni Neës 24 në emisionet e vona tha se akoma nuk është regjistruar në Prokurori kallzimi penal.

Ministri i Industrisë, Gjiknuri, që po punon si shef i fushatës socialiste në Dibër, deklaroi se “Partia Demokratike po dhunon socialistët”.