Është arrestuar gjatë mesnatës, Klodan Keqi, autori i dyshuar për vrasjen që ndodhi dy ditë më parë në Fushë Krujë. Keqi ka rënë në prangat e policisë në Konispol, ndërsa mësohet se po tentonte të arratisej drejt Greqisë.
Në momentin e arrestimit, Keqit nuk është i gjetur armë me vete, ndërsa bashkëfshatarin e tij Luan Hushin e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi për vdekje. Uniformat blu vijojnë kërkimet për gjetjen e armës të cilën dyshohet se Keqi e ka përdorur në momentin e krimit.
Keqi qëlloi bashkëfshatarin e tij Luan Hushi në një zonë të pyllëzuar. Hushi u dërgua në spital me një plagë në bark, por nuk mundi të mbijetojë.
Klodian Keqi rezulton të jetë person me precedentë penal, pasi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një person.
Së bashku me vëllanë e tij, Jetmir Keqi tentuan të vrasin me armë zjarri automatike Mustafa Dacin, pasi familjet e tyre kishin konflikte.
Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit, ndërsa ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë.