Dy gazetarë u vranë gjatë një transmetimi “live” në radio. Ngjarja ka ndodhur në Republikën Domenikane.
Njëri nga gazetarët ishte duke e filmuar shfaqjen e tij “live” në Facebook kur edhe u qëllua me armë.
Pamjet shfaqin momentin kur gazetari ndërpritet nga të shtënat, duke shkaktuar panik tek një grua që bërtiste: “ Të shtëna, të shtëna!”, sipas BBC.
Policia thotë se të shtënat ndodhën të martën në San Pedro de Macoris.
Gazetarët e vrarë ishin Luis Manuel Medina dhe Leo Martinez.
Nga kjo ngjarje mbeti e plagosur edhe një grua e cila, nga plagët e marra do të hyjë në operacion, thonë autoritetet lokale.
/Veritas.com.al/ BBC/