Dy nënkryetarët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho u janë përgjigjur edhe 7 kërkesave të bëra nga kandidati Astrit Patozi për ‘zgjedhje të lira dhe të ndershme’ në PD.

Ne lidhje me ‘disa pretendime’ te ngritura gjate ketij procesi, siç thonë ata,  sqarojmë:

Procesi i shpallur i garës per Kryetarin e PDSH ‘është normal dhe bazuar ne statutin e saj’

Koha e zgjedhjes se Kryetarit te PDSH dhe organeve te tjera te saj përcaktohet ne nenin 58 te Statutit- shkruajnë përsëri ata.

Flasin edhe për Databzën e Partisë, por duke cituar rregulloren.

‘Ne vendimin e dy nënkryetarëve te partise per hapjen e garës për Kryetarin e PDSH percaktohet se ne votim do te marrin pjese vetem ata te cilet jane antare te PDSH deri ne daten 28.06.2017’ tonë më poshtë.

‘Çdo kandidat do te ketë vëzhgues ne cdo komision votimi’, shtojnë nënkryetarët.

“Ne këto rrethana ne si drejtues te PDSH nuk mund te plotësojmë kërkesa qe nuk parashikohen apo janë ne kundërshtim me statutin, dhe as te ndryshojmë statutin e PDSH”, iu drejtohen nënkryetarët anëtarëve të grupit kundërshtar brenda PD.

Veritas.com.al/