Të dy kanë vendosur të ndahen nga njëri tjetri në çift, por kësaj ia kanë vënë emrin “Divorci Trump”

Një çift mjaft i njohur në Palm Beach, Florida, kanë marrë një vendim të pazakontë që të shpërndajnë një njoftim për median ku shpjegojnë se ata po divorcohen për shkak të Donald Trump, raportojne.

Ish nxitëse e tifozëve të Delfinëve, Lynn Aronberg, 36 vjeç, dhe Prokurori për për Qarkun e ‘Palm Beach’, Dave Aronberg, 46 vjeç, u martuan në vitin 2015, por tani, vetëm dy vjet më vonë, çifti po ndahet. Çifti tha se duhet të fajësohet politika për ndarjen e tyre, në njoftimin për shtyp- nuk ka asgjë më shumë dhe asgjë më pak.

“Dave dhe Lynn Aronberg firmosën një marrëveshje miqësore për divorcin duke i dhënë vulën një akti që njerëzit e quajnë “Divorci Trump”, shkruhet në njoftimin për shtyp.

Në njoftiomin për shtyp jepen edhe pak detaje, si për shembull që ‘Lyn është një njeri i lidhur me Republikanët dhe mbështetës i Trump”, dhe se ajo “u ndje e izoluar përditë e më shume gjatë martesës” para burrit të saj që është demokrat i thekur.

Çifti raporton se ka vendosur të divorcohet në Mars. Janë dhënë gjithashtu edhe sshifrat sa përfiton njëri dhe sa tjetri për shkak të ndërprerjes së lidhjes që kishin; punë makinash dhe ndonja 100 mijë dollarë për Lyn.

Veritas.com.al/