Sipas policisë ata kishin mbetur të izoluar për shkak të baticës.

Ngjarja ka ndodhur në një urë druri  në fshatin Rrjoll në Velipojë që lidh lagunën e Vilunit me Rjollin.

Shtetasit B.T. 58 vjeç, dhe Gj.Z. 56 vjeç, banues në Shkodër,  kishin shkuar me varkë për të peshkuar.

Për shkak të baticës varka është larguar nga vendi dhe peshkatarët kanë mbetur të izoluar në urën e drurit ku kishin hedhur grepat.

Falë ndërhyrjes së forcave të policisë të D. V. P. Shkodër, DRKM dhe skuadrës speciale të emergjencave në FNSH Shkodër, rreth orës 23:50 janë nxjerr në breg pa probleme shëndetësore.

Veritas.com.al/