( Foto: Rreth 10,000 persona dolën të shtunen në rrugët e Partisit)/

Protestat “jelekët e verdhë’ kanë qenë një ‘katastrofë’ për ekonominë e Francës, tha ministri i Financave.

Franca ka parë katër fund- java të njëpasnjëshme demonstratash kundër rritjes së taksave të karburantit, kostos së lartë të jetesës dhe për çështje të tjera.

Rreth 125,000 protestues folën në rrugë ditën e Shtune, dhe mes tyre më shumë se 1,700 persona u arrestuan.

Disa pika turistike, duke përfshirë edhe Kullën Eiffel dhe Muzeun e Luvrit, u mbyllën këtë fund- javë.

Ministri i Financave, Bruno Le Maire e quajti situatën “një krizë| si për shoqërinë edhe për demokracinë

“Kjo është katastrofë për tregun, katastrofë për ekonominë tonë”, tha ai gjatë një vizite në dyqanet e Parisit, që janë dëmtuar gjatë protestave.

Kryeqyteti i Francës është goditur më keq, me dritare të thyera, makina të djegura dhe dyqane të plaçkitura, ndërsa 10, 000 persona morën pjesë në demonstratë ditën e shtune.

Veritas.com.al/