Dy policë janë arrestuar në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar ‘Ura’.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara deklaroi se një prej tyre kishte rol në grupin e strukturuar kriminal, ndërsa polici tjetër, korruptonte zyrtarë.

“Njëri prej policëve, kishte rol në grupin e strukturuar kriminal. Jemi në fazën e dyshimeve. Ndërsa polici tjetër, kishte rolin e korruptuesit të zyrtarëve. Policia e Shtetit përbëhet nga rreth 80 mijë punonjës, ka mes tyre njerëz të ndershëm”, theksoi ai ndër të tjera.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *