Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit R.M., B.M., dhe O.M., për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5648, të vitit 2022, të nisur pas tentativës për t’u arratisur e dy të burgosurve A. Ç. dhe F.P, në IEVP ‘Jordan Misja’, rezultoi se këta shtetas për kryrjen e tentativës për t’u arratisur kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojes të kryera nga disa punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë, që kanë qenë me shërbim në momentin e arratisjes. 

Sipas referimit të bërë, në datë 08.08.2021, policia gjyqësore në SHKB ka marrë njoftim zyra e informacionit të IEVP “Jordan Misja“ Tiranë se rreth orës 15:40 të asaj dite të paraburgosurit A.Ç. dhe F.P. kanë tentuar të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar me çarçaf, nga pjesa e ajrimit që ndodhen në tarracën e godinës “A” te shkallët e administratës dhe më pas janë neutralizuar nga forcat e policisë në pjesën e oborrit të IEVP. 

Në ushtrim të detyrës së tyre si punonjës të rolit bazë, të pandehurit R.M. B.M. dhe O.M., rezultuan se kanë shkelur skemën e sigurisë të IEVP “Jordan Misja”. 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *