Një masë prej 66 për qind e Gjermanëve kanë frikë se do të bëhen viktimë e sulmeve terroriste; ndërsa 10 për qind perceptojnë një “kërcënim akut” ndaj sigurisë së tyre.
Frika është shumë më e përhapur mes grave, sipas studimit të publikuar nga grupi i Sigurimeve Gjermane ROLAND.
74 për qind e grave që u përgjigjen thonë se shpesh herë ndihen të pasigurta në sheshe dhe ambiente ku ka shumë njerëz, dhe nëntë për qind ndjehen vazhdimisht të kërcënuara dhe të frikësuara.
Autorët e studimit thonë se “ Pjesa më e madhe e popullsisë nuk ndihen të sigurt teksa vizitojnë vende ku ka grumbullim njerëzish. Frika se mund të bëhen viktima të sulmeve terroriste, në përqindjen e popullsisë, është shumë e konsiderueshme.
“Në total, rreth 45 për qind e të pyeturve si ndjehen kur vizitojnë vende me dendësi popullsie si festivale, stacione, ose edhe metro- thonë se ndjehen jo mirë dhe jo të qetë.
/Veritas.com,al/