Dy të vdekur dhe tre të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një aksidenti tragjik që ndodhi sot në Rrugën e Kombit. Aksidenti ka ndodhur pak më parë në fshatin Fang në afërsi të Rubikut, shkak i përplasjes është bërë parakalimi i gabuar.

Dy nga 3 të plagosurit u transportuan për në spitalin e Traumës në Tiranë.

 Policia njofton:

Mirditë Informacion paraprak!

Sot, rreth orës 15:00, në autostradën Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur Fang, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë AA943NP me drejtues shtetasin J.S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz dhe mjeti tip Benz me targë AA182TY me drejtues shtetasin M.K. 52 vjeç, banues në Has. Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë. Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Veritas.com.al/