
Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Fairmount Park, në qytetin e Philadelphia-s, raportojnë mediat amerikane.
Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, duke shkaktuar panik dhe kaos në zonë.
Në mesin e të plagosurve janë raportuar edhe dy të mitur, ndërsa një person tjetër është dërguar në spital pasi është përplasur nga një automjet gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja.
Hetimet mbi shkaqet dhe autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje janë ende në zhvillim.
Komente