Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në në autostradën Fier-Lushnje. Kanë humbur jetën dy persona.

Sipas Policisë së Fierit mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses si dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të të dy shtetasve, por ka qenë e pamunudr që të mbahen në jetë.

Policiaa, akoma jo shumë e sigurt, ka thënë se drejtues i mjetit ishte shtetasi F. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë pornë orën 07:25 ndërroi jetë.

Ndërsa 54-vjeçari me inicialet P. Z., 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, që ishte pasagjer, ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Veritas.com.al/