“Koincidenca kundër Papa Françeskut”. Në Fatto quotidiano per komplotizmin kane bërë një embleme, por këtu eshte tejkaluar limiti i buonsensit. Flitet për dokumentin e Papa Emerito Jozef Ratzinger i cili ka hapur kutinë e Pandorës te pedofilisë në Vatikan, duke drejtuar gishtin kundër degjenerimit te vitit 1968 edhe brenda Kishës. “Shumë gjëra nuk shkojne”, sugjeron Fatto, duke aluduar në një lidhje të dyshuar astrale kundër Bergoglios. Protagonistët?

Përveç Ratzingerit (ose kush do ta ketë “manipuluar”),dalin Steve Bannon dhe Matteo Salvini. Po, pikerisht ai, sikur zëvendëskryeministri të kishte forcën për ta shembur edhe Selinë e Shenjtë. Jemi në obsesion.

Ajo që e bëri të dyshoje gazetën e drejtuar nga Marco Travaglio jane kohet dhe mënyrat. Hipoteza (delirante): “Këto refleksione, vendosmërisht të pa llogaritshme dhe që i bashkohen një vizioni klerikal dhe të fortë të viteve 68’, tipike të tradicionalistëve, vërtetë janë shkruar nga Ratzinger, i cili nesër për me tepër bën 92 vjeç?”.

Teza që është duke u populluar në mesin e ultra bergoglianeve, ajo e trasgresionit. Prapa, do të jete një matricë politike. “Të gjithë ata që kanë rilëshuar, të mbushur me gëzim dhe në tonalitet anti-françeskan, dorëshkrimin Ratzingerian, kanë formuar kundërshtimin e tyre ndaj Bergoglios në mbështetje te internacionales sovraniste qe shkon nga Steve Bannon, ish-këshilltar i Trump,te ksenofobia e Matteo Salvinit “. Dhe këtu arrin kulmi:

“Në prill të vitit 2016, Bannon këshilloi Salvinin që të sulmojë Bergoglion hapur mbi emigracionin. Francesku është një armik, tha Bannon, dhe Salvini gjithashtu veshi një T-shirt me mbishkrimin ‘Benedikti XVI është Papa im’, Ndoshta nuk është një komplot, po shumë gjëra përputhen “.

Veritas.com.al/