Charlotte Reat, 21, u plagos rëndë në sulmin e ditës së Krishtlindjeve në Lisburn, Irlanda e Veriut, ku mbeti e vdekur e ëma ‘heroinë’.
Janye, 43 vjeç, vdiq duke mbrojtur të bijën Charlotte në një furi sulmi me thikë në shtëpinë e saj në Lisburn, Irlandë e Veriut.
Nathan Ward, djali i partnerit të Jayne, pasi kreu krimin, është paraqitur në gjykatë nën akuzën për vrasjen e Jayne dhe për tentativë për vrasjen e dy të tjerëve- njëra nga të cilat është Charlotte.
Sot Charlotte ka përcjellë mamanë heroinë për në banesën e fundit; mes lotëve dhe shumë të ardhurve për homazhe.
Lajmi i bujshëm ka tërhequr vëmendjen e medias britanike, e cila ka publikuar disa foto nga ngjarja.
Veritas.com.al/
( FOTO: Jayne Toal Reat që humbi jetën nga sulmi me thikë në ditën e Krishtlindjeve)/