Një ngjarje e dhimbshme, aq e dhimbshme sa nuk thuhet me fjalë,  është shënuar sot në Ndroq të Tiranës.

Mësohet se dy fëmijë të moshës 8 vjeç kanë humbur jetën në rezervuarin e këtij fshati, teksa kishin hyrë për t’u freskuar nga vapa e fortë.

Një bashkëmoshatar i tyre ka mundur të shpëtojë.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.