Që në mëngjes sot kanë mbërritur dy lajme trishtuese:

I pari nga Cërriku dhe i dyti nga Lezha.

Në rrugën Cërrik- Papër ka gjetur vdekjen një vajzë 11 vjeçare, ndërsa në Lezhë një burrë 50 vjeç, punonjës i Policisë Kufitare në Lezhë.

Vajza nga Elbasani me abnim në Korçë, që policia e identifikon si M.Sh, ndodhej si pasagjere në makinën e një shtetasi nga Saranda. Drejtuesi i mjetit, A.H. nuk ka mundur të mbajë përqëndrimin e makinë snë rrugë dhe për pasojë kanë rënë në një humnerë. Vetë drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda. Edhe dy pasagjerë të tjerë ndodhen në spitalin e Elbasanit në vështirësi për jetën. Sipas Policisë, dy pasagjerët, njëri 54 dhe tjetri 74 vjeç kanë elementë të ëprbashkët me vajzën që mbeti viktimë: Të dy banojnë në Korçë dhe të dy kanë mbiemrin me inicialen ‘Sh’- njësoj si vajza 11 vjeç. Kuptohet që janë të afërt, por ende nuk dihet se cila është lidhja mes tyre.

Ndërsa një punjonës policie, po sot në mëngjes, ka humbur jetën në rrugën Lezhë- Shkodër, në segmentin ku rruga ndahet për në Kallmet. Qytetari lekë Ndoj ka qenë i vetëm në makinën e tij tip ‘Mercedes- Benz’ kur ka pësuar aksidentin. Makina ka dalë nga rruga për arsye që ende nuk dihet dhe Ndoj ka gjetur vdekjen i vetëm në makinë.

Muaji Gusht është muaji më ‘i vështirë’ i rrugëve në vendin tonë. Tani sapo mbërrijmë në mesin e ‘kohës së rrezikshme’.

Veritas.com.al/