Edhe pse është ditë e diele, kryetari i PD, Basha dhe kryetare e LSI – dy parti në opozitë- janë takuar zyrtarisht pasdite në selinë e PD. Në takim ndodhej edhe Petrit Vasili, kryetar i Grupit Kuvendor të LSI.
Bën përshtypje ‘thyerja’ e pushimit të të dielës për një takim pune, edhe pse nuk merret vesh agjenda e takimit.
Më parë është dhënë lajmi se protestat e përfolura të Opozitës do të nisin pas datës 15 Janar.
Veritas.com.al/