Nga: Sabah Jemishta/

E Djathta Shqiptare, pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes nga komunistët dhe humbjes në luftën civile që pasoi, nuk ka ekzistuar më si formacion politik, por vetëm si ide, as në Shqipëri, as në Kosovë.

PD, u krijua në atë shtrat, por në lojën e pushtetit, duke bërë marrëveshje me komunistët, humbi idetë djathtiste e bashkë me to edhe besimin e votuesve të vet, njësoj si formacionet politike të kohës së Luftës.

Vendi ka nevojë për një Formacion Politik të Djathtë, në Shqipëri dhe Kosovë, pasi rrjedhat politike rajonale dhe botërore, kurrë nuk kanë qenë si sot, në favor të shqiptarëve, por , fatkeqësisht, pushteti është uzurpuar nga klikat mafiozo- komuniste, që kanë si qëllim të vetëm pasurimin e paligjshëm të klaneve të tyre, dhe aspak interesat jetike të shqiptarëve, për sot dhe për nesër.

Vendi e ka emergjencë faktike krijimin e një të Djathte Reale Politike, për të ndërtuar një Sistem të Vërtetë Politik Demokratik, me synimin final, Bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm demokratik.

Duhet një Personalitet për ta bërë këtë, i cili, të jetë i djathtë nga trashëgimia, virtytet dhe formimi, e të mos jetë bërë pis nga asnjëri krah i Establishmentit Politik të këtyre viteve të pluralizmit.

Dikush duhet t’i dalë zot Atdheut!

Veritas.com.al/