Gjashtë persona raportohen të humbur që nga e Mërkura e përmbytjeve në Atikë, ndërsa një numër prej 16 persona konfirmohen të vdekur të Enjten në mëngjes, njofton gazeta greke Ekathemirini.com.
Shumica e fatkeqve ishin banorë në qytetet buzë detit në Mandra dhe Nea Peramos, të cilët u përballen me përmbytje serioze ditën e mërkurë. Disa ishin motoristë ose edhe në makina që u thithën nga deti.
Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, katër motoristë janë mes këtyre që raportohen të humbur, ndërsa ekipet e shpëtimit gjithashtu po kërkojnë për dy persona që mendohet se janë zënë në grackë në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë rrebeshet vazhdojnë edhe të Enjten, duke goditur disa pjesë të vendit, por më së shumti pjesën perëndimore të vendit dhe Atikën.
Në Atika, shirat e rëndë kanë shkaktuar përmbytje në autostradën Attiki Odos, duke mbyllur daljet për në rrugët kryesore Elefsina, Salamina.
Vëeritas.com.al/