![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2020/03/200311-iraly-coronavirus-mc-11442_655afba5f526b8c4c62ae82e1b315470.fit-760w.jpg)
Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 1809, që do të thotë janë 368 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet janë shtuar me 2853 duke e çuar në rreth 20603 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 369 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2335.
Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 6455.