BEOGRAD, Serbi (AP) – Të fundit mbi tensionet mes Serbisë dhe Kosovës (të gjitha ne kohët lokale):

10:20 a.m.

Presidenti i Kosovës po i bën thirrje pakicës etnike serbe që të mbetet e qetë dhe të mbështesë luftën policore kundër krimit të organizuar, per të cilen ai thotë se do të përshpejtojë procesin e vendit drejt integrimit me Perëndimin.

Hashim Thaçi të martën bëri thirrje për qetësi mbasi një operacion policor në zonën e Mitrovicës, ku jeton shumica e pakicës etnike serbe, nxiti shqetësim dhe e udhëhoqi Serbinë që të urdhëronte trupat e saj të ishin në gatishmeri te plote.

“Ata që përfshihen në aktivitete të paligjshme do të shkojnë prapa hekurave,” shkroi ai në faqen e tij në Facebook, duke shtuar se operacioni i policisë nuk kishte në shënjestër etnite. Ai ftoi pakicën serbe “të mbështesë luftën kundër krimit të organizuar”.

Kryeministri Ramush Haradinaj i bëri thirrje Beogradit “të mos i minojë përpjekjet tona për të ndaluar (krimin)”.

Serbia ka pezulluar dialogun e mbeshtetur nga Bashkimi Evropian me qeverinë e Kosovës pasi Prishtina në nëntor caktoi një taksë 100 për qind mbi importet boshnjake dhe serbe, duke thënë se ajo do të hiqet vetëm kur të dy vendet të njohin sovranitetin e Kosovës.

___

10:05 a.m.

Televizioni shtetëror i Serbisë thotë se është duke u zhvilluar një takim i organit më të lartë të sigurisë të vendit pas tensioneve në Kosovë lidhur me arrestimet në veriun e populluar nga serbet.

Raporti thotë se presidenti Aleksandar Vuçiç do të flasë në parlament më vonë të martën rreth zhvillimeve të fundit. Ajo thotë se Vuçiç ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se Serbia do të reagojë nëse Kosova nuk e tërheq policinë e saj speciale nga veriu i Kosovës.

RTS TV gjithashtu thotë se “lëvizjet” e trupave serbe në drejtim të Kosovës janë vërejtur pasi vendi i vuri forcat e sigurisë ne alarm të martën herët.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë përfshin zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe policisë dhe zyrtarë të qeverisë.

Policia e Kosovës ka thënë se kanë arrestuar disa njerëz në një aksion në veri të Kosovës kundër krimit dhe korrupsionit. Serbia këmbëngul se veprimi synon të frikësojë serbët në Kosovë.

___

9:55 a.m.

Policia e Kosovës dhe mediat thonë se dy oficerë janë plagosur gjatë një aksioni policor në veri të vendit që ka shkaktuar tensione me Serbinë.

Një deklaratë tha se aksioni i së martës pasoi një hetim njëmujor të grupeve kriminale të përfshira në kontrabandë, shpërdorim të pushtetit, ryshfet dhe tregtinë e paligjshme. Jeta e oficerëve të plagosur nuk ështe në rrezik.

Policia u përball me rezistencë, veçanërisht në komunën e Zubin Potok, ku ata arrestuan një kryesues  të policisë, një serb etnik. Serbët lokalë u përpoqën të bllokonin rrugën, por policia e hapi.

Deklarata e policisë tha se të arrestuarit të martën përfshinin disa oficerë policie dhe qytetarë, por nuk specifikonte sa.

Agim Bahtiri, kryebashkiaku shqiptar i komunës së Mitrovicës, tha se operacioni nuk ishte kundër asnjë nacionaliteti”, por ndaj atyre njerëzve që kanë bërë dëme”.

___

8:50 a.m.

Serbia ka urdhëruar trupat e saj të jenë ne gatishmëri te plote pas raportimeve se policia e Kosovës hyri në rajonet e banuara me serbë të ish-provincës serbe.

Televizioni shtetëror i Serbisë tha të martën se policia speciale e Kosovës “shpërtheu” në veri të Kosovës dhe bëri disa arrestime. Nuk pati konfirmim të veprimit nga Prishtina.

Zyrtari i qeverisë serbe Marko Gjuriç thotë se aksioni i policisë së Kosovës është projektuar për të trembur dhe dëbuar serbët nga Kosova dhe paraqet “jo vetëm një kërcënim për stabilitetin por kërcënimin më të drejtpërdrejtë për paqen”.

Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën pas një ndërhyrjeje të NATO-s në vitin 1999. Ajo nuk njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 2008.

Televizioni shtetëror thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç urdhëroi një gjendje të plotë alarmi për trupat serbe.