Pak pas ndarjes nga jeta të 43-vjeçarit nga Kavaja, Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta mëngjesin e sotëm të një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

Pacienti nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. Mjekët thonë se ai kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Kjo është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

VERITAS.COM.AL