
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pult të Dukagjinit.
Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë një furgoni, dhe pasi kanë grabitur pasagjerët duke iu marrë paratë dhe sende me vlerë, i kanë vënë zjarrin makinës.
Sapo janë njoftuar, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes, deklaron policia.
Veritas.com.al/