Pas fitores së mandatit të tretë nga Partia Socialiste, shumë mbështetës së Partisë Demokratike kanë kërkuar largimin e kreut të kësaj partie, Lulzim Bashës.
Mirëpo, ndryshe nga të tjerët reperi i njohur, Stresi i ka ndalë në mbrojtje të Bashës duke kritikuar të gjithë ata që duan dorëheqjen e tij.
Sipas tij, Partia Demokatike është shtëpia e të gjithë demokratëve, dhe nuk do të dorëzohen nga kauza e tyre, pasi e kanë amanet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Për të gjithë ju demokratë që doni dorëheqjen e Zotit @lulzimbasha ta harroni ndyrësira plehra… Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia jonë…Jeni mbledh disa bukurreca bla bla bla kot. Ne nuk dorëzohemi nga kauza jonë e kemi amanet nga @saliberisha_official dhe do ta çojmë deri në fund.”, ka shkruar reperi në rrjetin social, Instagram.
Stresi është arratisur në Britaninë e Madhe pasi u shpall në kërkim nga policia për pjesëmarrja në protestën e dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës.