(FOTO: Francois Holande dhe Manuel Valls)

Ndërsa e djathta e zgjodhi përfaqësuesin e vet, François Fillon, për presidencialet e 2017, nga e majta është shpallur lufta midis François Hollande dhe Manuel Valls, që deklaron se është i gatshëm të kandidojë.

Në kampin e majtë të politikës franceze, në pushtet, fundjava u mbyll me një kandidaturë shtesëtë: Manuel Valls do të garojë në zgjedhjet e 2017. Kryeministri përballë presidentit të Republikës,  një situatë e padëgjuar në historinë e Republikës së V-të franceze. “E majta është duke kryer vetëvrasje”, vlerëson gazetari i njohur francez Christophe Barbier.

Sipas tij, situata mund të përmirësohej nëse François Hollande do të tërhiqej nga rikandidimi. “Nuk do të ishte më një garë lufte civile por një garë sqarimi”, deklaron ai. Por nëse paraqiten që të dy, kjo do t’u jepte të drejtë të gjithë atyre që denoncojnë “papërgjegjshmërinë” e ekzekutivit.

/Veritas.com.al/