Nga: L. Skiro
Kryetari i PS dhe kryeministër, Rama, sot ka njoftuar aleatët se ‘nuk do të bëjnë pjesë’ në koalicionin e majtë për në zgjedhjet parlamentare.
Fillimisht ai ka dërguar për të njoftuar kolegët, zotin Petro Koçi, zëvendës ministër i Mbrojtjes dhe shef i Partisë Socialiste të rinovuar.
Paskal Milo, i ka thënë zotit Koçi: “Kush je ti? Mercenari i Ramës? Le të më thotë vetë ai”. Kjo ka dëshmuar nervozizëm dhe Rama e ka marrë vesh menjëherë.
“Deklaratat e zotit Koçit, në mënyrën se si është bërë, është për të ardhur keq. Ne nuk na ka ftuar njeri. Faleminderit Petro për thirrjen që bën, por më duket se ke marrë pozitat e mercenarit..”, ka thwnw Paskal Milo.
Edhe Gjinushi i PSD është treguar i egër. “Në zgjedhje shkojnë shelegë dhe desh”- ka thënë ai, “por ne jemi desh”. E folura e tij natyrale labërishte e ka nxehur më shumë situatën.
“Afati ligjor për të tërhequr regjistrimin ka ngrirë. Ne nuk tërhiqemi nga zgjedhjet. “Manarët le të tërhiqen, deshët do të jenë në fushatë. PS nuk i merr dot 70 vota, duhet patjetër një aleat”, tha Gjinushi në një prononcim për News24.
Të dy partitë do marrin pjesë në zgjedhje pavarësisht nga kërkesa e PS.
Pas kësaj vetë zoti Rama ka vendosur të thërrasë aleatët e vegjël në një takim për të komunikuar se ‘nuk do të jemi bashkë’ në koalicion.
Në takim kanë marrë pjesë vetëm Petro Koçi, Gjergj Koja dhe Hidajet Beqiri- emra tashmë të harruar për politikën. Këtyre, kreyatri i PS iu ka thënë se ‘bëni çfarë mundeni, shkoni të vetëm se shpenzimet i paguan PS’- sipas medias.
Nuk kanë marrë pjesë Skënder Gjinushi, Paskal Mili, as Spartak Ngjela.
LSI e Metës është ndarë nga koalicioni që prej fillimit.
Tani të majtët shkojnë një nga një në zgjedhje.
/Veritas.com.al/