Kryeministri Edi Rama kërkon përshpejtimin e integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke theksuar se qytetarët duhet të përfitojnë që tani nga avantazhet e tregut të përbashkët dhe jo të presin deri në anëtarësimin e plotë.

Në tryezën e përbashkët të diskutimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Përbashkët Europian, Rama e cilësoi këtë një moment vendimtar si për vendet e rajonit, ashtu edhe për vetë Europën

“Nisur nga Brukseli ku morëm pjesë në samitin e përvitshëm duke vijuar këtu. Tani mblidhemi për planin e rritjes, në takimin që vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë sfidat. Është moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor, për secilin prej vendeve në tryezë e po ashtu edhe për vetë Europën.

Kemi qenë entuaziastë për nisjen e këtij procesi, që vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual. Na mbledh ne tri dimensione në reforma, konvergjencë ekonomike dhe kohezion rajonal.

Jemi të vetëdijshëm se konvergjenca sa i takon Ballkanit Perëndimor dhe BE nuk mund të presë deri në anëtarësim. Vitet e fundit konvergjenca mes gjashtëses së Ballkanit Perëndimor dhe BE po rritet megjithatë ka shumë rrugë për të bërë.

Kemi qenë avokatë se qytetarët nuk duhet të presin, që të korrin përfitimet e integrimit nga tregu i përbashkët duhet të përfitojnë që tani. Por sigurisht jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është e mirëqenë dhe BE është i prirur të na ndihmojë të përmirësohemi po aq sat ë na bjerë me cekic kokës për të dhënë rezultate dhe reforma” u shpreh Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *