Askush nuk mund ta mendonte dje mbasdite, e Mërkurrë, se viktima që u gjet dje në Vlorë, i vrarë me një plumb në kokë, mund të ishte vrarë nga “pronarët” e tij, ose bashkëjetuesit. Mbrëmë u tha vetëm kaq: Një person është dërguar i vdekur në Spitalin e Vlorës rreth orës 20:30 të mbrëmjes.
Ekspertizat e mëvonëshme nxorën në dritë se djaloshi i vrarë, rreth 25 vjeç, ishte viktimë e një akti barbar të kryer në shtëpinë e pjesëtarëve të familjes që e morën për të punuar për ta. Emri i tij nuk është bërë akoma i ditur, por dihet emri i pronarit që e kishte punësuar në fshatin Vranisht të Vlorës.
Ky është Sheref Lelaj nga Mesapliku, 74 vjeç.
Edhe trupi i pajetë i bariut 25 vjeçar është gjetur në fshatin Vranisht. Ai punonte si çoban në stanin e Sheref Lelajt, i cili tashmë është arrestuar. Ndërsa dy djemtë e tij, L.L 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç janë shpallur në kërkim. Fakti që djemtë janë larguar dëshmon se kanë marrë pjesë s bashku me babain në vrasjen makabre të bariut.
Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.