Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë- sipas BBC- se do të ishte ‘i nderuar’ të takonte liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Por zoti Trump shton se do ta takonte në ‘rrethana të duhura’.

“Në qoftë se do të ishte e përshtatshme për mua të takohem me atë, do ta bëja- absolutisht. Do të isha i nderuar ta bëja këtë’- i ka thënë presidenti Trump redaksisë së lajmeve në Bloomberg, ditën e Hënë.

Para pak ditësh Trump e përshkroi zotin Kim si një” biskotë e zgjuar”.

Komentet vijnë mes përshkallëzimit të tensioneve mbi programet bërthamore të Koresë së Veriut.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se Washingtoni, më parë dhe menjëherë do që të shikojë fundin e sjelljeve provokative të Koresë së Veriut.

“Kushtet e qarta’, për takimin, “nuk janë në këto momente”, shtoi zëdhënësi.

/Veritas.com.al/