Në ditën e parë të punës si president, i sapo inauguruari president Emmanuel Macronpritet që menjëherë sot e hënë, nisi veprimtarinë si në fushën e jashtme edhe në politikën e brendshme. Sot aia takohet në Berlin me kancelarin Merkel.

Në takimin me Merkel ka gjasa se do të zbulojë emrin e kryeministrit të ri.

Mes emrave që përfliten rreth Macron, më shumë spekulohet me emerin e Edouard Philippe.

46 vjeçari Philippe, deputet në Asamblenë Kombëtare, shumë i njohur për votuesit, është anëtar i Partisë republikane.

Macron, centrist që ka zgjedhur si deputetë të tij të gjithë socialistë, duke emëruar Phillippe si kryeministër, përpiqet të krijojë maxhorancë në Parlament, duke marrë me vete edhe të djathtët. /Veritas.com.al/