Kryeministri Edi Rama, nga Lezha komentoi fushatën e Sali Berishës sot në Tropojë.

Rama u shpreh se Berisha nuk investoi asgjë në Tropojë gjatë qeverisjes së tij dhe shtoi se nuk ka vizion, përveç përçarjes.

“E dini kush është zona ku nuk ka investuar asgjë? Tropoja? Siç ka qenë kur isha unë student. Nuk kishte asgjë. Dhe i thosha unë tropojanëve, ne do e bëjmë Tropojën destinacion turistik. Shikojeni sot Tropojën? Rrugën e Valbonës, kush e bëri? Bufi? Jo, e bëmë ne. Bufi nuk ka asnjë vizion tjetër, përveç përçarjes. Ne themi, demokratët, të ndihmojnë ta thajnë atë kënetë. Ne kmei qeberisur dhe do qeverisim. Ne kemi fituar dhe do fitojmë. Në 11 maj, zhvillim dhe shpresën, jo një të rrjedhur që nuk ka asnjë shpresë”, theksoi ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *